30 prill, 2022 – Përfaqësuesja e veteranëve të futbollit të Kosovës më 7 maj do të qëndrojë në Belgjikë, ku do të zhvillojë ndeshje miqësore me skuadrën e veteranëve të FC Kosova Schaerbeek nga Brukseli. Këto dy ekipe janë ballafaquar edhe në nëntor të vitit të kaluar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku fitore kishin shënuar veteranët e Përfaqësueses së Kosovës, me rezultat 3:1. Organizimi i këtyre eventeve vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë që Liga e Veteranëve dhe FFK kanë krijuar me klubet e futbollit dhe shoqatat e shqiptarëve kudo në Diasporë, me synim të promovimit të tyre, afrimit me atdheun dhe zhvillimit të sa më shumë aktiviteteve të përbashkëta.