20 nëntor, 2021 – Sot në stadiumin “Fadil Vokrri” është zhvilluar ndeshja miqësore ndërmjet veteranëve të Kombëtares së Kosovës dhe atyre të FC Kosova nga Brukseli. Kjo ndeshje u organizua nga Liga e Veteranëve në bashkëpunim me FFK-në, teksa i pranishëm ishte edhe presidenti Agim Ademi. Pas një loje me ritëm mjaft të mirë dhe angazhuese nga lojtarët e të dyja ekipeve, në fund fitores iu gëzuan veteranët e Kombëtares së Kosovës me rezultat 3:1. Dy golat e parë për Dardanët i realizoi Muhamet Dragusha, derisa golin e tretë e shënoi Synaj Keçi nga penalltia.