vokrri-delegacionififaSot më 13 prill delegacioni i FIFA-s dhe UEFA-s i përbërë nga Senesh Erzik, kryetar i Asociacioneve të FIFA-s, Peter Gilleron kryetar i FF së Zvicrës, që përfaqësojnë FIFA-n si dhe Thierry Favre dhe Nicolas Luca përfaqësueses të UEFA-s, kanë vizituar FFK-në, ku u pritën nga kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu si dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Ky delegacion ka marrë për obligim që para Kongresit të UEFA-s të shikojë të gjitha ato kritere që kërkohen për pranim dhe pastaj t’i propozojë Kongresit pranimin e FFK-së, meqenëse një gjë të tillë do të duhej ta bënte KE i UEFA-s, por në pamundësi të kësaj, pasi KE i UEFA-s mblidhet në tetor, ky Komision do të bëjë propozimin. Duke ju dëshiruar mirëseardhje delegacionit kryetari Fadil Vokrri theksoi se FFK-ja tash e disa vite është duke bërë përpjekje  për pranim dhe mendoj se është koha e fundit që kjo të ndodhë. Pastaj me radhë anëtarët e delegacionit, kërkuan sqarime për të gjitha segmentet e organizimit. Sekretari Salihu i njohu edhe me infrastrukturë dhe aktet normative ligjore duke theksuar se të gjitha janë në harmoni me statutet dhe rregulloret e UEFA-s dhe FIFA-s. Tutje sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, i njohu ata për strukturën organizative të FFK-së, rangjet e garave, ligat, futbollin e femrave, futsallin si dhe ekipet përfaqësuese dhe garat e grup moshave të reja nëpër rajone. Pastaj, që FFK-ja po punon edhe në ngritjen e profesionale të trajnerëve dhe gjyqtarëve, ku në mesin e tyre ka edhe trajnerë dhe gjyqtare femra. Po ashtu z. Salihu i njoftoi edhe për gjendjen e infrastrukturën sportive duke thënës se do të punohet në përmirësimin e saj.  Me të gjitha këto informata Komisioni u nda jashtëzakonisht i kënaqur duke theksuar se do të japin vlerësimin e tyre për të gjitha këto.
Pastaj delegacioni u pritë edhe nga kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit z. Kujtim Shala. Kryeministri Mustafa falënderoi zyrtarët e FIFA-s dhe UEFA-s për interesimin e tyre duke theksuar se Qeveria e Kosovës është shumë interesuar ta ndihmojë Federatën e  Futbollit të Kosovës, sepse Kosova është një vend ku futbolli është i dashur dhe shumë i popullarizuar. Ne si qeveri nuk duam të involvohemi në sport por duam që ta ndihmojmë dhe ta përkrahim sidomos në infrastrukturë ku jemi të interesuar për ndërtimin e një stadiumi kombëtar. Ne shpresojmë se më 3 maj Kosova  do të pranohet në UEFA dhe ne do të jemi atje sigurisht. Në emër të delegacionit u falënderua  z. Senesh Erzik, i cili tha se këtu jemi për të parë nga afër zhvillimet në futbollin e Kosovës dhe pastaj t’i propozojmë Kongresit te UEFA-s për pranim.
Në vazhdën e takimeve sot delegacionin nga FIFA dhe UEFA e priti edhe presidenti i Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi, i cili duke falënderuar për këtë vizitë që po i bëjnë Kosovës në këtë kohë mjaft të rëndësishme, theksoi se shteti i Kosovës është i përkushtuar për ta ndihmuar sportin e në veçanti futbollin e Kosovës. Ndërkaq, delegacioni e njohu presidentin Thaqi, për qëllimin e vizitës së tyre si dhe për ecurinë e pranimit të FFK-së së në institucionet ndërkombëtare.
Delegacioni sot pasdite do të vizitojë stadiumin e Prishtinës nga ora 13.45 dhe më pastaj shkohet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.
vokrri-senesherzik vokrri-gilleron vokrri-favre delegacionififa-kryeministri delegacionififa-thaqi