27 shkurt, 2018 – Sot është zhvilluar ndeshja e fundit e javës së 20-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll, ndërmjet Vllaznisë dhe Drenicës, e cila u mbyll pa fitues dhe pa gola (0:0). Kjo ndeshje ishte paraparë të luhej të hënën, por u shty për një ditë për shkak të reshjeve të borës. Drenica pati mundësi më të shumta shënimi, por nuk arriti të konkretizojë asnjërin prej rasteve të krijuara, derisa rastet e veta i shpërdoruan edhe futbollistët e Vllaznisë. Pas këtij barazimi Drenica mbetet në pozitën e 8-të, me 30 pikë, derisa Vllaznia në pozitën e fundit me 9 pikë.