5 mars, 2018 – Skuadra e fundit në renditje, Vllaznia, ka shënuar fitore kundër Besës, e cila u zhvillua në Ferizaj, në ndeshjen përmbyllëse të javës së 21-të në Vala Superligë. Skuadra nga Pozherani iu gëzua fitores me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Mensur Livoreka, në minutën e 85-të. Me këtë fitore Vllaznia i ruan shpresat për t’iu shmangur rënies nga elita, duke e bërë luftën për t’iu ikur dy pozitave të fundit tejet interesante. Vllaznia edhe më tutje mbetet në pozitën e fundit, por tani ka 12 pikë, vetëm dy më pak se Besa dhe Flamurtari, në pozitat 11-të e 10-të.