Me ftesë të UEFA-s, mbrëmë kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, kanë qenë të pranishëm në ndeshjen finale të Kampionatit evropian “Franca 2016”, e zhvilluar ndërmjet Portugalisë dhe Francës, në stadiumin “ Stade de France” në Paris, ku ishin të pranishëm mbi 75 mijë shikues. Krerët e FFK-së e kanë ndjekur këtë event tepër me rëndësi në tribunat VIP enkas për kryetarët dhe sekretarët e federatave të futbollit evropian e botëror.