vokrri-salihusmallKryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët gjenden në Gjeramni, ku ndoqën ndeshjen finale të Ligës së kampionëve Juventus- Barcelona, e urojnë skuadrën e Feronikelit për titullin e kampionit, që e arritën me plotë meritë përgjatë një rrugëtimi mjaft të gjatë e me sfida. Puna, angazhimi , përkushtimi dhe disipilina sportive që mbertëroi në këtë klub në fund të kampionatit u kurorëzua me trofeun e më të mirit në futbollin e Kosovës. Krerët e FFK-së përgëzojnë të gjitha skuadrat e futbolllit për një lojë korrekte dhe frymë sportive, duke përçuar kështu në Evropë dhe botë mesazhin më të mirë në kohën kur futbolli i Kosovës është në prag të pranimit në mekanizmat ndërkombëtar. Nga Gjermania krerët e FFK-së sigurojnë gjithë opinionin se po punojnë me të gjitha forcat dhe miqtë e FFK-së që më në fund synimet tona të bëhen realitet.