7 korrik,2016 – Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, z. Eroll Salihu, kanë pritur sot vëllezërit Fadil e Xhevdet Muriqi, dikur bashkëlojtarë te gjenerata e artë e KF”Prishtina”. Vëllezërit Muriqi përgëzuan kryetarin Vokrri për pranimin e FFK-së në UEFA dhe FIFA duke theksuar se ky është një sukses historik për futbollin e Kosovës pas një sakrifce të shumë brezave me dekada. Ky sukses është edhe një dëshmi e madhe që kur njerëzit e duhur gjenden në vendin e duhur, sikur në këtë rast kur në krye të FFK-së u gjend legjenda e futbollit Fadil Vokrri dhe sekretari Eroll Salihu, atëherë rezultati nuk mungon, duke mos anashkaluar angazhimin e secilit në këtë drejtim. Kryetari Vokrri i falënderoi vëllezërit Muriqi për këtë vizitë dhe i njohu ata për vështirësitë gjatë këtij rrugëtimi deri në pranim si dhe për planet dhe angazhimet që e presin FFK-në në periudhën e re. Kryetari Fadil Vokrri edhe njëherë vuri në dukej se ky sukses është kontribut i të gjithë atyre, që ndihmuan dhe mbajtën gjallë dhe u sakrifikuan për futbollin e Kosovës. Të kujtojmë se vëllezërit Muriqi, tash e disa vite Fadili punon e jeton në Australi dhe një kohë ishte trajner i KF”Prishtina”, ndërsa Xhevdeti një kohë ishte në Shibenik të Kroacisë e tri vitet e fundit gjendet në Gjermani.