Foto-1 (5)Sot më 17 qershor kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu u takuan me kryetarë dhe përfaqësues të klubeve të Raiffeisen Superligës. Të pranishmit fillimisht kryetari Vokrri i njoftoi për lëvizjet dhe angazhimin që po bëhet për ndërkombëtarizmin e futbollit të Kosovës dhe për  hapat që duhen ndërmarrë nga të gjithë për përgatitjen e FFK-së dhe klubeve për arenën ndërkombëtare. Në këtë drejtim do të ketë trajnime dhe seminare nga ana e zyrtarëve të UEFA-s për personelin e FFK-së dhe administrator të klubeve. Në këtë takim u bisedua edhe për shpërblimet e klubeve nga shuma e mjeteve nga të drejtat televizive. Meqenëse, pritet që deri në mars të viti 2016, futbolli i Kosovës do të jetë pjesë e UEFA-s, e cila ekipet kampione do t’i shpërblejë nga fondi i vet, klubet u pajtuan dhe morën vendim që shuma e mjeteve nga të drejtat televizive që kap shumën prej 110.000 eurove të bëhet shpërndarja në mënyrë lineare për 11 klubet, përveç Prishtinës e cila edhe me tutje mbetet jashtë paketës televizive të Digit Alb-it, si fitues i të drejtave televizive.
Foto-2 (6)
 
Foto-3 (6)