Kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, të cilët me ftesë të UEFA-s ishin të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së kampionëve që zhvillua në Berlin ndërmjet Juventusit dhe Barcelonës, veç që ndoqën këtë ndeshje, krerët FFK-së shfrytëzuan rastin të takojnë edhe shumë kryetar federatash, përfaqësues të klubeve dhe futbollistë me nam. Krerët e FFK-së shfrytëzuan maksimalisht këtë prani në Berlin dhe u takuan me kryetarin e FF të Kroscisë z. Davor Shuker, pastaj me z. Senesh Erzik anëtar i UEFA dhe i FIFA-s, me drejtorin e FC ” Bayern” të Munihut z.Karl Hainz Runenigge. Takuan edhe futbollistin brazilian Ronaldo (Fenomenin) dhe ish lojtarin e Milanit, Clarence Sedorf. Duke qenë se ishin te vendosur në hotelin ku ishin vendosur shumica e kryetarëve të feeratave delegacioni i FFK-së pati takime edhe me shumë peronalitete tjera nga komuniteti i futbollit evropian dhe botëror duke lobuar në këtë mëryrë për futbollin e Kosovës.
image-764754a0e3f67e7114a0eb2369377100e6086ece968255f0ecb8f9b84d9da5de-V image-2f5692ffcaf2d6c2150263cb9a2296c8b97f7563df705362fffa5976837424e1-V image-cf41570000946194df9a866872922a4b28cc0b43edffdfdd198a8c4f249c8f60-V image-446683024564683a8aff5cbc7cf0b7fac1a654618f6b8dae2b030b789b9288f0-V image-fe9605ca2616a97a23bd4376eedb88c397199d1b8d54f59d5f3517011f4dc781-V image-9099e06e74190edec269940383999a754382f942f315a84428a6436d223e1ee3-V