vokrri-salihu111Krerët e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dhe Eroll Salihu, sapo janë nisur nga aeroporti “Adem Jashari” drejt Budapestit, në udhëtimin e tyre historik. Ata janë të ftuar nga UEFA për pjesëmarrje në Kongresin e UEFA-s që mbahet nesër, e ku pritet të finalizohet anëtarësimi në shtëpinë e futbollit evropian.