Kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, para nisjes në Berlin
Kryetari Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu, para nisjes në Berlin

Sot më 5 qershor, kryetari i FFK-së Fadil Vokrri dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu, me ftesë të UEFA-s  udhëtuan për në Berlin ku nesër më 6 qershor do të jenë të pranishëm në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve Barcelona –Juventus. Kjo është hera e parë që krerët e FFK-së zyrtarisht do të marrin pjesë në një event evropian ku janë të pranishëm veç mysafirëve të shumtë edhe përfaqësuesit e federatave të futbollit nga mbarë Evropa. Është një rast i mirë që të përfitohet nga takimet që do të kenë me shumë përfaqësues federatash.