kuqezinjtKryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, menjëherë pas përfundimit të ndeshjes Armeni-Shqipëri, që u përmbyllë me fitoren e kuqezinjve, me rezultat 3:0, me çka Kombëtarja e Shqipërisë për herë të parë në historinë e saj u kualifikua për Kampionatin Evropian, që vitin e ardhshëm mbahet në Francë, e ka telefonuar presidentin e FSHF-së, z. Armand Duka, duke e përgëzuar për  këtë sukses të jashtëzakonshëm. Në të njëjtën kohë kryetari Vokrri i ka përgëzuar të  gjithë futbollistët e Kombëtares shqiptare për arritjen e synimit të tyre që të jenë pjesë e Evropianit, duke e bërë krenarë gjithë kombin shqiptarë, derisa i ka ftuar që të jenë mysafirë të FFK-së.