vokrri-oconellSot më 20 gusht, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri  priti ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë, z. Ruairi O’Connell, e ku ishin të pranishëm edhe nënkryetari Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. Kryetari Vokrri duke i dëshiruar mirëseardhje ka falënderuar ambasadorin O’Connell, për kohën që ka ndarë për këtë takim. Në vazhdim kryetari Fadil Vokrri e njohu mysafirin për zhvillimet në futbollin e Kosovës me theks të veçantë në përpjekjet e FFK-së për ndërkombëtarizim dhe anëtarësim në institucionet ndërkombëtare sidomos në UEFA, kur në ditët në vijim pritet që ky institucion të shqyrtojë kërkesën e FFK-së për pranim. Kryetari Vokrri e njohu ambasadorin për ecurinë e këtij procesi si dhe me takimet me zyrtarë të lartë të UEFA-s dhe me zyrën ligjore për të gjetur modalitetet për shmangie të pengesave, duke i kërkuar z. O’Connell, që të shfrytëzojë  ndikimin e Federatë së Anglisë dhe të shteteve përreth sidomos me Irlandën dhe Uellsin që ta mbështesin FFK-në në përmbushjen e objektivave të saj. Kryetari Vokrri ka thënë se është me rëndësi të sigurohet mbështetje për FFK-në në shtator të këtij viti dhe mars të vitit të ardhshëm sepse janë vendimtar për futbollin e Kosovës. Nga ana e tij ambasadori Ruairi O’Connell, duke falënderuar kryetarin Vokrri për këtë mikpritje u shpreh: “ Sporti është një segment me rëndësi, veçmas futbolli i cili mbjellë shpresa te njerëzit, shpresë për një të ardhme më të mirë. Futbolli kultivon bashkëpunimin dhe mirëkuptimin mes njerëzve. Unë besoj duke parë edhe zhvillimet tjera në sport siç e pamë edhe dje pranimin e atletikës në institucionet ndërkombëtare që për mua ishte një lajm i mirë, çështja e pranimit të FFK-së nuk do të duhej të ishte problem. Anglia
përkatësisht Federata angleze e futbollit do ta mbështesë FFK-në në çdo segment si dhe do të lobojmë aty ku ne kemi mundësi në të mirë të futbollit të Kosovës. Është mirë që në ditët në vijim FFK-ja t’ju shkruaj dhe të ketë takime edhe me ambasador e shefa të zyrave të shteteve që janë të vendosura në Kosovë, në mënyrë që të sigurohet një mbështetje e gjerë për FFK-në”.
vokrri-oconell1