Foto 1 (5)Sot më  19 maj kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri priti minsitrin e punëve të jashtme të Republikës së Kosovës, z. Enver Hoxha. Ministri Hoxha ka falënderuar kryetarin Vokrri për këtë mikpritje duke vënë në pah se emri i z. Vokrri është një emër i respektuar deri në legjendë të futbollit. “Jam këtu që juve dhe bashkëpunëtorët tuaj t’ju përgëzoj për punën dhe angazhimin e madh që po bëni në ndërkombëtarizimin e futbollit të Kosovës. Se sa është i fuqishëm futbolli dhe ndikimin që ka në botë flet edhe ndeshja që zhvilloi Kosova kundër Haitit që reflektoi jashtëzakonisht fuqishëm në të gjitha mediat botërore. Unë shpresoj se kjo do të vazhdojë edhe në këto ndeshjet e radhës. Unë ju premtoj se unë dhe minsitria që drejtoj do të jetë krah i fortë i FFK-së në të gjitha fushat ku ne mund të veprojmë e ndikojmë”, ka theksuar me këtë rast ministri Hoxhaj. Nga ana e tij kryetari Vokrri falënderoj z. Hoxhaj për këtë vizitë dhe po ashtu falënderoj për mbështetjen e madhe që kjo minsitri bashkë me atë të sportit i kanë dhënë FFK-së qysh në ndeshjen e parë e cila nuk u realizua në Zvicër. “Ministria e juaj po jep kontribut të jashtëzakonshëm sidomos në sigurimin e vizave për lojtarë dhe për personat e nevojshëm. MPJ u tregua shumë efikase për të siguruar  edhe vizat hyrës për Kombëtaren e Hatitit, që e lehëtsoi shumë ardhjen e tyre në Kosovë. Ne si FFK do të vazhdojmë të punojmë me përkushtim deri në arritjen e qëllimeve tona, anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar”, ka thënë Vokrri.