perparimhasaniuefa220 shtator, 2016 – Sot kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri shtroi darkë për delegacionin e UEFA-s, z. Christopher Wild, Vladimir Sajn dhe Alan Snoddy si dhe Jacques Bondallaz, nga zyra legjore për çështje sportive në UEFA. Edhe njëherë kryetari Vokrri ka falënderuar delegacionin e UEFA-s, për mbështetjen që po i japin FFK-së dhe veçmas gjyqtarëve të futbollit të Kosovës, që është tejet me rëndësi për mbarëvajtjen e garave. Bashkëpunimi do të  thellohet edhe më tej dhe do të jemi përkrahë FFK-së edhe për shumë kohë, premtuan me këtë rast zyrtarët e UEFA-s. Në fund të darkës kryetari i Komisionit të Gjyqtarëve, Përparim Hasani iu dorëzoi dhurata e mirënjohje mysafirëve nga UEFA.
perparimhasaniuefa perparimhasaniuefa1