Sot më 16 maj kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri pati një takim me grupet e tifozëve të cilët në ndeshjet e Përfaqësueses së Kosovës do të jenë me emrin e tyre “Dardanët”. Kryetari Vokrri i ka falënderuar përfaqësuesit e tifozerive, Torcidën, Forca, Ujqit, Intelektualët, Skifterat,, Shqiponjat, Tigrat e zi, për kohën që kanë ndarë si dhe përkrahjen korrekte që kanë dhënë në ndeshjen e parë kundër Haitit, duke iu kërkuar atyre që edhe në këtë ndeshje të vazhdojnë njëjtë, madje duhen edhe më shumë syçeltësi edhe më të madhe. Ndërsa, nga ana e tyre përfaqësuesit e tifozëve i kanë premtuar z. Vokrri se ata do të bëjnë çmos që edhe kjo ndeshje dhe çdo ndeshje tjetër e përfaqësueses së Kosovës të kalojë në mënyrën sa më të mirë të mundshme duke demonstruar para botës dashuri ndaj futbollit dhe respektit për të gjithë ata që bënë që edhe Kosova të zhvillojë ndeshje ndërkombëtare.