FFK-1Sot më 17 mars kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri pas arritjes në Gjermani është pritur me nderime të larta në konsullatën e Republikës Kosovës në Frankfurt nga konsulli z. Astrit Zemaj. Kryetari Vokrri, duke falënderuar për këtë pritje e njohu konsullin Zemaj për përpjekjet që po bën FFK-ja të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare të futbollit sidomos së fundi në UEFA, për çka është edhe qëllimi i vizitës në Gjermani nesër do të ketë me Presidentin e Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB) z. Wolfgang Niersbach. Federata gjermane e Futbollit është një përkrahëse e madhe e futbollit të Kosovës në shumë segmente, i ka thënë kryetari Vokrri konsullit Zemaj. Ndërkaq, konsulli Astrit Zemaj ka uruar z. Vokrri për punën që po bën ai me KE të FFK-së, që futbolli i Kosovës të arrijë objektivat e saj. Ne ju sigurojmë sikur Ambasadat ashtu edhe konsullatat në Gjermani do të jenë gjithmonë në shërbim të FFK-së për ta ndihmuar gjithmonë kur e kërkon nevoja.