Kryetari i FFK-së, z. Fadil Vokrri ka uruar z. Besnik Hasi me rastin e shpalljes së skuadrës së Anderlechtit kampion i Belgjikës.
I nderuari Besnik Hasi!
Lajmi që skuadra të cilën e drejtuat ju “Anderlecht” u shpall kampion i Belgjikës, është një sihariq për të gjithë neve këtë fundjavë, ndaj ju lutem pranini urimet më të thella e të sinqerta, në emrin tim, të KE të FFK-së, klubeve të futbollit të Kosovës dhe të futbolldashësve.
Ky sukses i juaji është dëshmi e juaja profesionale dikur futbollist dhe tash në zejen e trajnerit, që na bën krenar të gjithëve dhe vjen në një kohë që komuniteti shqiptar i futbollit po shkëlqen gjithandej në Evropë më punë e përkushtim dhe konsiderojmë se ky është edhe një dhuratë për futbollin e Kosovës, i cili po bën hapat e parë në arenën ndërkombëtare.
Duke ju uruar shëndet dhe suksese edhe më të mëdha në të ardhmen ju përshëndes përzemërsisht.
Sinqerisht i juaji
Fadil Vokrri, kryetar i FFK-së