Kryetari Vokrri gjate vizites ne MitroviceSot më 4 janar, menjëherë pas kthimit nga Gjermania dhe Zvicra, ku në fund të vitit pati shumë takime me faktorë relevant me ndikim në futbollin evropian e botëror, kryetari i FFK-së z. Fadil Vokrri, vizitoi klubin e KF ”Trepça ‘89”, pas shpërthimit të zjarrit të një pjesë të tribunave dhe lokaleve në stadiumin “Riza Lushta” në Mitrovicë. Kryetari Fadil Vokrri i shoqëruar nga anëtari i KE të FFK-së z. Xhelal Broja u pritën nga kryetari i KF”Trepça ‘89” z. Abedin Zeka dhe zyrtarë të klubit ku u njohën nga afër për gjendjen e shkaktuar dhe dëmet që janë bërë në stadiumin “Riza Lushta”. Kryetari Vokrri u premtoi zyrtarëve të klubit mitrovicas që bashkërisht duhet të tejakalojmë këtë gjendje se ai vetë dhe KE, do të angazhohen që përmes donacioneve të ndryshme si dhe duke kërkuar mbështetjen e institucioneve lokale dhe qendrore që sa më parë të sanohen dëmet që janë shkaktuar nga zjarri në  mënyrë që stadiumi i KF”Trepça ‘89” të jetë i gatshëm për të vazhduar garat në stinorin pranveror.