vushtrria-gjilani
Sot në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri është zhvilluar ndeshja përmbyllëse e javës së 24-t në Raiffeisen Superligë, ku Vushtrria ka shënuar fitore në duel me Gjilanin, me rezultat 2:0. Vendasit zhbllokuan shifrat në minutën e 27-të, me golin e realizuar nga Daut Maxhuni. Ndërkohë, epërsinë në 2:0 e shtoi Bajram Zuqaku, në minutën e 42-të, që në fund doli të jetë edhe rezultati përfundimtar. Megjithatë, edhe Gjilani pati shumë mundësi shënimi, por nuk arriti të finalizojë asnjë prej tyre. E më meritori që vushtrriasit nuk pësuan gol në këtë ndeshje ishte portieri Ridvan Beqiri, i cili evitoi dy gola të sigurt, pas gjuajtjeve të Shkëmbim Salihut (48’) dhe Alban Rexhepit (67’). Pas kësaj fitoreje Vushtrria mbetet në pozitën e 11-të, por tashmë duke ngecur vetëm një pikë me Dritën, me çka i ka rritur shpresat për t’iu shmangur dy pozitave që çojnë në një rang më të ulët të garave.