29 maj, 2018 – Para ndeshjes miqësore apo siç po e quajmë tashmë vëllazërore, përballjen ndërmjet Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, Kombëtaren e Kosovës e ka vizituar Zv. kryeministri i Qeverisë së Kosovës z. Fatmir Limaj, i cili me këtë rast ka uruar presidentin e FFK-së z. Fadil Vokrri dhe futbollistët për një lojë të mirë e vëllazërore. Ndërkaq presidenti i FFK-së z. Fadil Vokrri duke ia dhuruar një fanellë të Kombëtares, ka falënderuar zv. Kryeministrin Limaj për këtë vizitë duke thënë se kjo vizitë gjithsesi është një stimuls i madh për futbollistët, të cilët sonte në orën 20.00 në stadiumin “Letzigrund” do të ballafaqohen me vëllezërit nga Kombëtarja e Shqipërisë.