Zv.Presidenti i FFK-së, z.Agim Ademi, e përgëzon KF “Drita” për fitoren historike të arritur në ndeshjen e parë në kuadër të parakualifikimeve për Ligën e Kampionëve. Skuadra kampione në fuqi e Kosovës, Drita, sot, arriti të mposhtë kampionin e Andorës, Santa Coloma, me rezultat 2:0, pas vazhdimeve pasi ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 0:0. Golat për Dritën i shënuan Xhevdet Shabani në minutën e 99-të dhe Fidan Gerbeshi nga penalltia në minutën e 105-të.
Urimi i zv.Presidentit, z. Agim Ademi
Në emrin tim dhe KE të FFK-së, e përgëzoj KF ‘Drita’ për fitoren e parë të arritur në garat evropiane, me shpresën dhe urimin që edhe në ndeshjet e radhës të ketë paraqitje të tillë dinjitoze. Paraqitja e sotme e Dritës, por shpresoj dhe uroj edhe e Prishtinës në Ligën e Evropës, janë dëshmi që futbolli i Kosovës tashmë ka hyrë në rrugën e suksesit dhe së bashku do të bëjmë gjëra të mëdha. Edhe një herë uroj gjithë stafin e KF ‘Drita’ dhe tifozët e saj për këtë sukses, duke i inkurajuar që të japin më të mirën e tyre edhe në ndeshjen e radhës”.
Me respekt,
Agim Ademi, zv. President i FFK-së