Me kërshëri dhe vëmendje e kemi ndjekur ndeshjen e parë të skuadrës FC ”Prishtina” në ballafaqim me Europa FC nga Gjibraltari, në kuadër të Evropa Ligës. Barazimi është një sukses duke marrë parasysh se ishit mysafirë, ndaj unë uroj dhe besoj shumë se në ndeshjen e kthimit pas një jave do të arrini sukses të plotë me bindje se e tërë Kosova do të jetë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë në përkrahje të plotë për djemtë e Prishtinës.
Urime e paçi fat në ndeshjen e kthimit
Me respekt
Agim Ademi zv. president i FFK-së