30 prill, 2022 – Zymer Bytyqi ka shënuar gol në elitën e futbollit turk.

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës shënoi golin e vetëm për skuadrën e tij, Konyaspor, në humbjen 1:2 kundër Karagumuruk.

Bytyqi realizoi në minutën e 23-të të ndeshjes. Për 25-vjeçarin, ky ishte goli i shtatë në këtë edicion në kampionatin turk.

Ai po ashtu ka edhe 7 asistime në 34 ndeshje sa ka luajtur në këtë edicion.