19 prill, 2018 – Shtëpia Evropiane e Futbollit (UEFA), tashmë ka nisur përgatitjet për përgatitjet për Evropianin e ardhshëm, natyrisht me formatin e ri. Në këtë drejtim UEFA në Gjenevë, ka filluar me një seminar që po organizohet me zyrtarë e përfaqësues të federatave evropiane. Në këtë seminar po marrin pjesë edhe zyrtarët e FFK-së, përkatësisht drejtori i ekipeve kombëtare dhe për marrëdhënie me jashtë z. Artan Govori dhe menaxheri z. Rinor Havolli. Siç bëjnë të ditur këta zyrtarë seminari temë bosht e ka mënyra e organizimit të ndeshjeve, detyrat, obligimet dhe përgjegjësitë të federatave në mënyrë që mbarëvajtja e ndeshjeve eliminatore në të gjitha fazat të shkojë sipas plan-programit dhe dinamikës së paraparë. E gjithë kjo është tejet me rëndësi edhe për FFK-në që nevojë sa më shumë të marrë nga këto ligjërata e përvoja edhe e tjerëve.