1 shkurt, 2024 – Pas periudhës së pushimit dimëror, klubet e futbollit në Kosovë i rikthehen garave këtë fundjavë, me ndeshjet e fazës së 1/8 së finales së Kupës së Kosovës. Katër ndeshje do të zhvillohen të shtunën, derisa katër ndeshje tjera luhen të dielën, e të cilat pritet të sjellin emocione dhe rivalitet.